Në mesin e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, ishte dhe studentja e Universitetit të Tetovës, Albulena Beluli.

Ndarjen nga jeta të 23-vjeçares e ka bërë të ditur, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, profesoresha shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerës.

“Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli. Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj! Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që parreshtur më thirrin?! Më thirrin sepse e dinë se te doja shumë Ty.

Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as vehten time? Albinë, kishe shumë ëndërra! Aq shumë punoje e mësoje! Pusho në paqe studentja ime engjullore”, shkruan profesoresha Arta Bilalli Zendeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb