Një koment i bërë në profilin zyrtar të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku po bën xhiron e rrjetit. Qytetarja e identifikuar si Arta Shaba, i ka drejtuar ish-zyrtares së lartë, tashmë e akuzuar zyrtarisht nga SPAK, të vërtetat mbi korrupsionin, imunitetin politik dhe reagimin e mediave ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, qytetarja rrëzon propagandën e qeverisë se protestat apo raportimet mediatike dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, duke vënë gishtin te skandalet që kanë përfshirë kupolën e rilindjes dhe mbrojtjen politike që po u bëhet subjekteve të drejtësisë.

  • foto galeri

Qytetarja i kujton Ballukut se mediat prestigjioze botërore nuk po merren me videot e rrjeteve sociale, por me faktin se si pushteti politik bllokoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

Komenti i plotë:

“Znj. Balluku, Imazhi i Shqipërisë nuk dëmtohet nga qytetarët që protestojnë dhe as nga mediat që raportojnë. Imazhi i Shqipërisë dëmtohet kur media ndërkombëtare raporton se SPAK ngre akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa pushteti politik vihet në lëvizje për t’i mbrojtur ata.

Reuters, Washington Post, AP dhe media të tjera nuk po flasin për Shqipërinë për shkak të disa videove në rrjetet sociale. Ato po flasin për Shqipërinë sepse një zëvendëskryeministre u vu nën hetim nga SPAK, sepse u kërkua heqja e imunitetit të saj dhe sepse kjo kërkesë u bllokua politikisht.

Në çdo demokraci europiane, pyetja që shtrohet nuk është: “Pse protestojnë qytetarët?”, por: “A janë të gjithë të barabartë përpara ligjit?”.

Nëse qeveria është e bindur për pafajësinë e zyrtarëve të saj, mbrojtja më e mirë nuk është bllokimi i procedurave apo ndryshimi i ligjeve. Mbrojtja më e mirë është t’i lihet drejtësisë të bëjë punën e saj deri në fund.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb