MADRID

Spanja vazhdon të jetë ndër shtetet që kanë numër relativisht të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Në Spanjë, janë regjistruar si të infektuar me Covid-19,  852 838 njerëz.

Ndërsa, në orët e fundit janë infektuar me koronavirus në shtetin spanjoll, 2099 persona.

Numri i të vdekurve në orët e fundit për shkak të Covid-19 është 46.

Kurse, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Spanjë deri më tani 32 225 individë.

Ndërkohë, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19, deri tashmë, mbi 35 milionë persona.

Kurse, kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani 1 044 408 njerëz.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb