Spanja shpreson të tërheqë në 2021 rreth 45 milionë turistë të huaj, rreth gjysma e numrit të vizitorëve të pritur në 2019, para fillimit të krizës shëndetësore, deklaroi sot ministri spanjoll i Turizmit.

“Ky është një parashikim i matur, realist për të pritur gjysmën e turistëve ndërkombëtarë që ne kemi pasur në 2019”, theksoi Reyes Maroto në një konferencë shtypi.

Në 2019, Spanja kishte pritur 83,5 milionë turistë të huaj duke u klasifikuar si destinacioni i dytë turistik botëror pas Francës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: