Në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Austrisë në 1/16-at e Botërorit, sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka siguruar se është plotësisht i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Talenti spanjoll theksoi se ndihet mirë fizikisht dhe se do bëjë maksimumin për të qënë protagonist.

“Jemi plot shpresë dhe besoj se do ta fitojmë Botërorin. E rëndësishme është të fitosh. Sigurisht duhet të luajmë mirë, por nëse luan mirë dhe humb, të gjithë largohen të trishtuar. Mund të përmirësohemi, sepse jemi shumë më mirë se niveli që kemi treguar deri tani.”

“Nuk e ndjej presionin. Jam ‘numri 10’ i Barcelonës, mund ta ndryshoj ndeshjen në çdo moment. Presioni është problem vetëm kur nuk mund të bësh atë që kërkohet.”

Në lidhje me rivalët për titull, Yamal u tregua i sigurt për forcën e Spanjës, duke mos e konsideruar as Francën superiore.

“Nuk shoh asnjë kombëtare të pamundur për t’u mposhtur. As Franca nuk është më e fortë se ne. Nuk na kanë mundur që nga Europiani. Në ndeshje eliminimi gjithçka ndryshon. Mendoj se do ta fitojmë Botërorin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb