Argjentina dhe Spanja do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen më të rëndësishme të katër viteve. Në “MetLife Stadium”, dy gjigantët e futbollit do të luftojnë për lavdinë dhe trofeun e Botërorit.

Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro tha për finalen e Botërorit:

“I shikoj shumë afër, nga struktura dhe mënyra e lojës. Kanë yje që bëjnë diferencën në momente të veçanta. I shikoj të njëjtë, janë rivalë por luajnë në të njëjtat skuadra.

Më duket si Barcelona kur ishte Messi kundër Atleticos. E them që janë dy skuadra cilësore, është një finale e bukur të them. Janë dy skuadra që e kanë merituar. Argjentina ka përmbysur ndeshjet, ndërsa Spanja ka shënuar dhe nuk ka pësuar”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: