Policia spanjolle njoftoi sot se kishte sekuestruar 32 ton sytha kanabisi në një operacion që çoi në arrestimin e 20 personave. Kjo është “sasia më e madhe e kësaj substance e kapur ndonjëherë në botë”, thanë autoritetet e vendit.

Operacioni i quajtur “Jardines”, u zhvillua javët e fundit në disa qytete spanjolle, duke përfshirë Toledon dhe Valencia, ku trafikantët e dyshuar ruanin shumicën e mallrave, tha Guardia Civil.

Në një deklaratë, policia njoftoi se operacioni “përfundoi me sekuestrimin e 32 tonë sythave marijuanë”, ekuivalente me prodhimin e “1.1 milion” bimëve kanabis, “konfiskimi më i madh i kësaj substance, jo vetëm në Spanjë, por edhe ndërkombëtarisht”.
Bimët e kanabisit, shpjegoi Guardia Civil, ‘ishin të paketuara me vakum për t’u dërguar në rajone të ndryshme të Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane, kryesisht në Zvicër, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë’. Në total, u arrestuan 20 persona nga mosha 20 deri në 59 vjeç – nëntë burra dhe njëmbëdhjetë gra.

Organizata së cilës ata i përkisnin, “kontrollonte të gjithë procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës”, tha Guardia Civil.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb