SPANJE

Burri më i vjetër në botë, Saturnino de la Fuente Garcia ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare. Lajmi është dhënë nga Libri i Rekordeve Guinness.

I lindur në 11 shkurt të vitit 1909 në Castiglia muajin e ardhshëm ai do të festonte 113-vjetorin e lindjes.

Për shkak të shtatit të tij të shkurtë 1 metër ë 50 centimetra, Saturnino de la Fuente Garcia nuk u thirr të luftonte gjatë luftës civile spanjolle më 1936. Ai kishte 7 fëmijë 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër e stërmbesa.

Ndërkohë rekordi mbahet nga francezi Calment, i cili jetoi 122 vjeç dhe vdiq në vitin vitin 1997.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb