Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

4 speca të kuq
2 patate të vogla të ziera
1 vezë
100 gr gjizë
100 gr djathë kaçkavall
4 feta proshutë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Galetë

Përgatitja

Specave u heqim pjesën e sipërme dhe farat. Ziejmë patatet, i shtypim, shtojmë vezën dhe djathin kaçkavall, majdanoz, kripë, vaj ulliri dhe piper të zi. Mbushim deri te gjysma specat, shtojmë gjizë dhe një fetë proshutë. Shtojmë akoma patate, galetën lart dhe vaj ulliri. I pjekim me 190 gradë për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb