Nga: ZONJA KATERINA
12 speca jeshil
12 lugë supe oriz
2 qepë mesatare
3-4 domate, ½ lk sheqer
1 tufë majdanoz
12 gjethe dhjozëm
4-5 lgj vaj ulliri
2-3 patate
Kripë, piper

Në një tas vendosim qepën të grirë imët, shtojmë orizin, gjethet e dhjozmës dhe majdanozin e grirë. Në një tas tjetër vendosim domatet të grira në rende ku shtojmë kripë, pak sheqer, piper të zi dhe vaj ulliri. Nëse dëshirojmë tek salca mund të thërrmojmë dhe një bustinë koncentrat duke shtuar dhe pak ujë. E trazojmë mirë salcën dhe ½ e saj e shtojmë tek tasi ku kemi vendosur qepën me orizin dhe erëzat e freskëta. E trazojmë mirë masën e përgatitur dhe fillojmë të mbushim specat një nga një duke i vendosur më pas në tavë.

Pasi të kemi mbaruar me mbushjen e specave qërojmë patatet dhe i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim në boshllëqe rreth specave. Gjysmën e sasisë së salcës që lamë mënjëanë e hedhim mbi patate dhe speca. Në fund shtojmë në tavë rreth 1 gotë e gjysëm ujë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.cu/vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb