Dy mjeshtra në pankinë dhe një armatë me yje në fushë, Man.City-Real Madrid premton spektakël, një sfidë e denjë për një finale të parakohshme në Champions League, të paktën është një sfidë më e balancuar se përballja tjetër në këtë fazë, Liverpool-Villareal.

Pep Guardiola luan gjithçka në këtë pikë të sezonit, në tavolinë është edhe prestigji i tij, por nëse për këtë nuk ka çfarë ti vërtetojë botës, në fushë, Man.City i tij luan një biletë për në finale ndërsa nga ana tjetër një sy duhet ta mbajë në Premier League aty ku Liverpool e ndjek hap pas hapi.

Guardiola
Guardiola

Ancelotti është më i qetë në këtë pikë, titulli në La Liga është një çështje e mbyllur kohë më parë. Guardiola e filloi ndeshjen që në konferencë për shtyp, e kërkon këtë finale me insistim ndërsa nga ana tjetër thekson se sezoni i tyre nuk do të ishte i dështuar nëse nuk e arrijnë këtë objektiv.

Ancelotti
Ancelotti

Ancelotti me qetësi si gjithnjë shprehet i bindur se Realit të tij nuk i mjafton vetëm prezenca në gjysmëfinale por do të luftojnë siç kanë bërë deri më tani, dhe i ka ecur mirë. Nëse i referohemi historisë, trofeve, kjo është një përballje që nuk ka vend për koment, por në fushë luajnë lojtarët dhe jo historia e dy klubeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb