Pavarësisht se mes mazhorancës dhe opozitës u arrit një marrëveshje për reformën zgjedhore, e dakordësuar në rezidencën e SHBA-ve, një mesazh i qartë u dha sot në sallën e Kuvendit.

Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ajo që i çoi një mesazh në distancë kryedemokratit Lulzim Basha, kur i tha se kjo mazhorancë do njohë vetëm atë marrëveshje që merr votat në Kuvend.

“Nëse do kishte konkurs botëror për kapacitetin e të duruarit ne si mazhorancë do fitonim medalje. Nga ne kërkohet ajo shprehja: C’ujë i dhe gomarit por edhe: A e piu gomari ujin? Ne jemi përgjegjës për cdo gjë e cdo gjë na kërkohet neve. Se thashë më kot këtë të gomarit se edhe para pak ditësh po dëgjoja ca nga ata që më shumë pëllasin se bërtasin. Njëri thoshte do dilte nga zgjedhjet e do shpallnin revolucion. këta liderat e partive të vogla të e kontrabanduar në listat e PD për të shmangur pragun zgjedhor, revolucionin le ta bëjnë po t’i marrin votat te partia e vetë e të shohim sa i vlen lëkura politike.

Qershia mbi këtë tortë janë ata të shoqërisë civile që deri tani bërtisnin për lista të hapura. Ja ku janë rilindasit gati t’i votojnë listat e hapura. Ku janë këta, pse janë fshehur këta? E kishin seriozisht apo ishin masha të masha-Bashës? Të përgjigjet masha-Basha a i do listat e hapura? Ne do pranojmë marrëveshjen, por të votuar në Parlament. Nuk pranojmë asnjë marrëveshje tjetër”,- tha ajo.

Në replikë me Spiropalin deputeti Halit Valteri u shpreh: “E doni ju Lulin se e keni koleg te vjetër, por merreni seriozisht këtë punë se kemi një vit ne që kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: