Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e nisi vizitën në Bundestag me një takim me Peter Beyer, raportues për Shqipërinë dhe kryetar i grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe mbi procesin e integrimit europian të vendit. Spiropali theksoi se mbështetja e miqve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mbetet me rëndësi të veçantë, ndërsa nënvizoi edhe nevojën për të vazhduar reformat dhe transformimin e vendit.

Sipas saj, përparimi drejt një Shqipërie më të fortë, më të drejtë dhe më europiane kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb