Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti, në një intervistë në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 tha se ‘Srebrenica’ ishte sipërmarrje kriminale.

Hoti theksoi se Serbia trembet, për shkak se rezolutat kanë peshë të madhe morale. Ai tha se duhet parë edhe reagimi i Greqisë dhe Malit të Zi, që duket se hap pas hapi po njohin realitetin e dy shteteve, me popullsi kryesisht shqiptare.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti: Kjo rezolutë synon të njohë gjenocidin në Srebrenicë, pas vendimeve që ka marrë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Serbia trembet sepse rezolutat kanë peshë morale. Gjermania që mbështet këtë rezolutë ka kryer katarsis, duke pranuar gjenocidin. Serbia duhet të pranonte gjenocidin, por Beogradi vazhdon me mendimet tradicionaliste, që krijojnë problem gjeo-politik brenda rajonit. Vuçiç edhe vendet që mbajnë qëndrim të paanshëm shihen si armiq të Serbisë. Duhet parë reagimi i Greqisë dhe Malit të Zi. Ndoshta Greqia dhe mandej Mali i Zi po njohin realitetin, po njohin dy shtete të banuara kryesisht me shqiptarët. Srebrenica ishte sipërmarrje kriminale dhe Bosnja mund të ndërmarrë padi edhe ndaj Serbisë, që e vendos përballë një sfidë të madhe morale.

(d.xh- Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb