Një diplomat amerikan është arrestuar në Aeroportin e Stambollit, pasi është kapur duke i dhënë pasaportën e tij një shtetasi sirian.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më datë 11 dhjetor të këtij viti, ndërsa pamjet dhe lajmi janë publikuar sot. Punonjësi i konsullatës amerikane në Bejrut është fiksuar nga kamerat e siguresë duke ndërruar rrobat e tij me qytetarin sirian.

Ky i fundit po përgatitej për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Në momentin e arrestimit të punonjësit

Për sa i përket identiteti të personave, policia turke ka dhënë vetëm inicialet: R.S. (shtetasi nga Siria) dhe DJK (diplomati amerikan). Shtetasi amerikan po mbahet në burg nga autoritetet turke. Ndërkohë SHBA nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen e ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb