Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it. Tifozët e Inter-it dhe të Manchester City-t kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.

Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk.  

Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës.  

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Champions League, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe. Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do te jtë i tejmbushur.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb