Steven Gerard i dha të shtunën mundësinë Eros Grezdës që të debutonte me fanelën e Rangers, por sipas tij, mesfushori do të ketë nevojë për pak më shumë kohë që të tregojë vlerat e tij në këtë skuadër. Ish-mesfushori i Liverpulit ka bindjen se Grezda do të tregojë gjëra më të mira kur të jetë në maksimumin e tij. “Sot ishin vetëm pak minuta në këmbët e tij”, u shpreh Gerard për debutimin që i mundësoi lojtarit në minutën e 77-të në suksesin 4-0 ndaj Dundee. “Ai nuk është gati. Ai është 60-70% i gatshëm për momentin, ka ende 2-3 javë që të punojmë që ai të jetë gati. Por mendoj se që sot mund të shihnit pak cilësi, pak aftësi të tij. Unë dua një skuadër argëtuese me shpejtësi dhe ritëm. Ai me siguri do ta shtojë diçka të tillë”, tha Gerard pas ndeshjes. Pritet që edhe në javët në vazhdim, Grezda të fitojë më shumë minuta në radhët e skuadrës, ndërsa më pas të kthehet në një titullar fiks në radhët e Rangers, pasi Gerard e sheh si pjesë të ekipit të parë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb