Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë ka ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e qytetit të Sarandës, ku raportohet se janë sekuestruar 9 dosje.

Ky lajm konfirmohet për “BalkanWeb”, nga gazetarja Shpresa Dine.

Gazetarja thotë se kontrolli ka nisur në dosjet që e kanë zanafillën në vitin 2019 dhe në fokus kishte pronat e regjistruara në këtë vit.

Tre koordinatorët që morën pjesë në kontroll ishin, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb