Dita e sotme shënon ngritjen e Prokurorisë speciale, SPAK. Të tetë anëtarët e parë të saj u betuan përpara presidentit Ilir Meta. Pasdite anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë të enjten një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Emisioni Opinion, këtë të enjte është marrë me këtë zhvillim. Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një lidhje direkte tha se “SPAK të bën gjëmën”, për kompetencat që i janë dhënë.

“SPAK ishte thelbi i reformës në drejtësi, kjo ka qenë çështja më shumë konsensuale. Ca politikanë e kanë votuar nga belaja, ca nga sikleti… Ca nga dëshira për të qenë më shumë amerikanë se amerikanët. Nëse lexoni ligjet si është ndërtuar kjo strukturë, ajo është strukturë monstër. I lejohet të bëjë çdo gjë, të përgjojë, të gjëmon…”, tha Ylli Manjani.

“Ideja e krijimit të SPAK ishte që të krijohet një bërthamë e fortë shtetërore, e pavarur në ekstrem. Me qëllim që të kishte dy funksione, lufta kundër korrupsionit dhe BKH me krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha më tej ish ministri i Drejtësisë, duke theksuar se kjo strukturë ka të drejtë të hetojë nga Presidenti, Kryeministri, ministrat etj./ Opinion.al

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb