Universiteti “Luarasi” me fakultetin e Drejtësisë tregoi edhe njëherë se është simbol i shkollimit elitar pasi studentët e juridikut kanë korrur sukses në rang kombëtar në konkursin mes gjithë fakulteteve shqiptare të drejtësisë.

Ekipi me pesë studentë të vitit të dytë dhe të tretë bachelor në mentorimin profesional të profesorit Admir Belishta nga departamenti penal u kualifikuan për fazën finale të konkursit duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në përballje me ekipin e Universitetit të Tiranës.

Nën gjykimin e një jurie me profesionistë të fushës së drejtësisë, studentët ne rolin e shtetit paraqitën virtualisht argumentat e tyre me profesionalizëm dhe etikë. “Studentët e fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi” të vitit të dytë dhe të tretë morën pjesë në nje konkurës midis fakulteteve të drejtësisë së universiteteve publike dhe private.

Tashmë studentët e Luarasit, Klidi Ndoni, Aleksia Aliu, Greta Kamberaj, Iris Dajti, Stela Llozana dhe Anxhela Kokoshi përballuan me sukses të gjitha etapat e konkurësit deri në finale, i cili është një konkurs që zhvillohet rreth një rasti të paradhënë nga organizatorët për një gjyq që imitohet sikur ndodh para gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo përbën një element pozitiv një tregues pozitiv për studentët për motivimin e tyre por edhe për fakultetin e Drejtësisë në mënyrë të veçantë për gjithë stafin akademik për imazhin për rregullat dhe cilësinë e universitetit, finalja një event një tregues satistikor që studentët arritën të përballojnë dhe të lënë pas universitete publike dhe private dhe të arrijnë në finale.

Universiteti “Luarasi” tashmë ka krijuar një traditë të mirë në drejtim të cilësisë të brezave profesionistë që po nxjerr, në drejtim të cilësisë së mësimdhënies dhe këtë traditë e dëshmoi edhe ky konkurs. Uroj që tradita të vijë gjithmonë në konsolidim duke lënë emrin e mirë, imazhin e mirë të një universiteti jo publik që konkuron edhe me universitetet e tjera publike apo private në vend”,-u shpreh dr.Admir Belishta, pedagog pranë departamentit penal në universitetin “Luarasi”.

Studentët e drejtësisë së Luarasit” u shpallen finalistë në konkursin “Moot Court Albania 2020”, te organizuar nga Qendra Europiane dhe Civil Rights Defenders.

Studentët tregojnë se konkursi jo vetëm i motivoi por edhe iu shërbeu për të vënë në praktikë njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut veçanërisht të atyre që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njohjen më mirë të jurisprudencës së Gjykatës të Strasburgut. Konkursi mes fakulteteve të Drejtësisë tregoi edhe njëherë për cilësinë e mësimdhënies dhe lidershipin që ka universiteti “Luarasi” në fushën e jurispudencës në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: