TIRANE- Studentët që dëshi rojnë të vijojnë studimet në universitetet publike të Turqisë kanë mundësi të aplikojnë për bursë deri në datën 31 mars. Në kuadër të bursave për studime universitare dhe pasuniversitare, Republika e Turqisë ka akorduar për studentët e huaj bursa në Turqi për vitin akademik 2015-2016. Aplikimet për bursë të kandidatëve janë të hapura deri më 31 mars 2015 dhe do të bëhen në mënyrë elektronike, nëpërmjet adresës së mëposhtme: www.turkiyeburslari.gov.tr.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një program bursash në përputhje me formimin e tyre arsimor. Veç kompensimit mujor, i cili varion në varësi të ciklit të studimeve që do të kryhen, duke nisur nga 600 TL (Lira turke) për studime universitare, 850 TL (Lira turke) për master si dhe 1200 TL për studimet doktorale, bursat përfshijnë: Tarifën e shkollimit; Një vit mësim pa pagesë të gjuhës turke; Akomodim pa pagesë; Biletë udhëtimi vajtje-ardhje, si dhe sigurimin e shëndetit. Për më shumë informacion, të interesuarit duhet të vizitojnë faqen: www. turki- yeburslari. gov.tr.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: