Ilir Ikonomi është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023. Libri i tij “Fan Noli – Apostulli” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës, për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së Nolit, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen.

Çmimi iu dorëzua nga Ben Blushi, fitues i çmimit vitin e kaluar, tha se “asnjë nuk e shkruan historinë më bukur se Ilir Ikonomi, për fat të keq deri sot, nëse ai kapërcehet do ishte shumë mirë për ne. Ndryshimi i madh i Ilir Konomit me ne që shkruajmë sot, është se nëse ne shkruajmë, ai studion. Për këtë arsye e meriton këtë çmim”

Vetë Ilir Konomi, në fjalën e tij, te dokumente të panjohura që tregojnë marrëdhenien mes Nolit për të cilin ka bërë studimin dhe Mithat Frashërit, emrin e të cilit mban çmimi.

‘‘Viti 1921 i solli pranë këto dy figura në rrethana të çuditshme. Unë kam zbuluar disa detaje për këtë. Ishte koha kur diskutoheshin kufijte e Shqipërisë, ata të dy, Noli dhe Mithat Frashëri, shkojnë në zyrën e Lordit Arthur Balfour, që kishte qenë kryeminsitër i Britanisë dhe ish ministër i jashtëm. Ai kishte një zyrë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Noli e Mithat Frashëri, i trokasin në derë, hapet dera, hyjnë këta të dy dhe i thonë që ne duam që ju anglezët të na ndihmoni me këtë punën e kufijve sepse serbët nuk njohin kufirin’’, tha Konomi.

Çmimi ‘Lumo Skëndo’  jepet nga Qendra Kombëtare e Librit, ndërsa juria përbëhej nga Arlinda Dudaj, Uran Butka, Belina Budini, Bledar Kurti dhe Ardit Gjinali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb