SHBA- Ju mund të mendoni se një puthje pasionante është një kënaqësi universale, por në disa kultura, puthja nuk ndodh.

Sipas një studimi të ri, më pak se gjysma e të gjitha shoqërive përdorin puthjen për të shprehur dëshirën seksuale, por ka edhe disa prej tyre që e konsiderojnë si akt të pështirë.

Nga studimi rezulton se në 168 kultura nga e gjithë bota, vetëm 46 për qind prej tyre puthin në kuptimin romantik.

Për shembull, të dhënat tregojnë se 15 kultura nga 33 të studiuara në Amerikën e Veriut, rezulton se puthja nuk është prezentë.

Puthja romantike gjen vend në të gjithë zonën e Lindjes së Mesme, por në Evropë, tre nga 10 vendet në studim vërehet se e konsiderojnë puthjen romantike të papranueshme.

Në Azi, 27 për qind, apo 10 nga 27 vende, nuk puthin në mënyrë romantike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: