EGJIPT-Stuhia e rërës në Egjipt ka shkaktuar vështirësi të mëdha në trafik dhe zvogëluar dukshmërinë në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa aktualisht është duke u zgjeruar edhe në Palestinën fqinje.

Retë e pluhurit kanë mbuluar Kajron dhe qytetet egjiptiane përreth, që shkaktoi vështirësi në qarkullim dhe lëvizjen e njerëzve.

Disa aeroplanë nuk kanë mundur të ulen në aeroportin në Aleksandri dhe janë drejtuar në aeroportin në Kajro. Disa porte në bregdetin e Detit të Kuq në mënyrë të përkohshme janë mbyllur për shkak të stuhisë së madhe. Stuhia rëre ka mbërritur edhe në Jerusalem, ku pluhuri në ajër ka zvogëluar dukshmërinë në vetëm 20 metra.

Autoritetet vendase këshillojnë banorët që sa më pak kohë të kalojnë në të hapur. Meteorologët paralajmërojnë se përmirësimi i kushteve të motit pritet të premten.

(d.d/aa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: