Një stuhi me shi e breshër ka përmbytur qytetin e Beratit. Gazetarja Eneida Petova ka raportuar për BalkanWeb, se si pasojë e stuhisë janë përmbytur rrugët e qytetit, pedonalia dhe lulishtet.

Pas tërheqjes së ujit, në rrugë kanë ngelur pirgje dheu, dhe materiale të tjera të grumbulluara nga prurjet e shiut, përfshirë edhe ato inerte,për pastrimin e të cilave punonjësit e bashkisë kanë nisur menjëherë punën.

Duket se ka qenë pikërisht bllokimi i pusetave të qytetit ai që ka shkaktuar edhe përmbytjen e të gjitha rrugëve në qytetin e Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: