Stuhia Ciara ka mbërritur në Britaninë e Madhe dhe ka shkaktuar probleme në disa zona të Vendit.

Në Worthing, qytet në West Sussex, era shumë e fortë, që ka arritur shpejtësinë 160km/orë, ka bërë që vinçi të rrotullohet në mënyrë të rrezikshme jo shumë larg në distancë nga banesat.

Banorët kanë njoftuar policinë lokale, që nëpërmjet një Twitter-pasi është vënë në kontakt me shoqërinë e vinçit- ka qetësuar qytetarët: Struktura është projektuar për të përballuar situata si kjo që po kalojmë.

Në raste të tilla aktivizohet një mekanizëm sigurie që bën të mundur që vinçi të rrotullohet, por pa shkaktuar asnjë rrezik”. Pamjet e vinçit që rrotullohet janë publikuar në youtube nga përdoruesit e internetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: