Stuhia tropikale Gamma e cila është efektive në pjesën juglindore të Meksikës ka shkaktuar 6 viktima ndërsa janë evakuuar mijëra persona.

Zyrtarët bënë të ditur se stuhia tropikale ka goditur brigjet e gadishullit Yutacan dhe rajonet Tabasco dhe Chiapas.

Agjencia për Mbrojtjes Civile njoftoi se 4 persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën nga e shembja e shtëpive si pasojë e rrëshqitjes së dheut që stuhia tropikale Gamma ka shkaktuar në Chiapas.

Më tej thuhet se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë shkaktuar shirat intensivë nga stuhia Gamma.

Stuhia tropikale ka prekur mbi gjysëm milioni njerëz në rajonin Chiapas dhe në disa pjesë të gadishullit Yutacan, ndërkohë që si pasojë janë evakuuar në strehimore mbi 3.400 njerëz në rajonin Tabasco i cili është rajoni më i prekur nga stuhia.

Zyrtarët meksikanë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, kanë paralajmëruar popullatën se ndikimi i stuhisë tropikale e cila të shtunën mbërriti në afërsi të rajonit Tulum dhe që arriti një shpejtësi prej 110 kilometrash në orë do të vazhdojë ndikimin e saj në det të hapur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb