ANGLI


Lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri mbrëmë jetoi ëndrrën në Angli pasi shënoi dy gola në fitoren bindëse të Liverpulit ndaj Manchester United në shifrat 3-1.


Paraqitja spektakolare e kosovarit rrëmbeu vëmendjen e mediave prestigjioze sportive në Angli, por jo vetëm pasi shtatshkurtri la gjurmë me dy gola, njëri më i mirë se tjetri.


Suksesi i Xherdan Shaqiri është materializuar në një këngë, natyrisht komike, që tregon mbi aftësitë e jashtëzakonshme të këtij lojtari. Kjo video është bërë virale në rrjet, ndërsa pjesë e përmbajtjes janë të gjitha momentet dhe rastet kyçe të triumfit ndaj “Djajve të Kuq”. Gjithashtu në materialin komik ka pjesë të cilat janë të adresuar tek kritikët e kosovarit.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb