Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për mediat pas fitores 1-3 ndaj Vorës.

“Një fjali që ua thashë djemve para ndeshjes, ne kemi bërë shumë mbrëmje europiane dhe të suksesshme dhe gjithçka falë talentit të djemve. Sot duhet të tregoni standartin dhe karakterin që duhet të mbanim. Kjo më kënaq më shumë, sepse treguan karakter edhe pse vuanim, edhe pse jemi të lodhur, është ndeshja e katërt në 11 ditë mos gaboj. Mentaliteti fitues, karakteri i skuadrës, sakrifica që bënë, sepse edhe për Vorën ishte e vështirë të luante në nxehtësinë e diellit, në bar sintetik. Por në fund fare është karakter dhe merita i shkon vetëm djemve dhe askujt tjetër.

Mendoj se pjesa e parë ishte e vështirë, kemi bërë vetëm një seancë stërvitore nga ndeshja në Norvegji. Djemtë kishin nevojë për pushime. Sa u përshtatëm më ritmin, në u goditëm për meritë të Vorës, po gabonim në shumë situata. Nuk po gabonim taktikisht por po gabonim më interpretimin e ndeshjes, donim pasimin sa më shpejt. Harronim që kishim përballë një kundërshtar që vrapon dhe lufton shumë, është skuadër që është shumë, shumë e vështirë për t’u mundur. Unë mendoj që është trepikësh i artë për ne, pasi këtu do të ketë vështirësi ccdo kundërshtar. Sa u përket zëvendësimeve, normale ata kanë marrë më shumë minuta në këtë periudhë. Maksimumi që unë mund t’i përdorja ishin ato minuta që ju i patë në fushë. Gjithsesi mendoj se grupi është aq i fortë dhe i bashkuar sa që edhe në vuajtje, edhe në ndeshje në ditë jo të mira, di të reagojë.

Nuk dua të them që dua e pastaj nuk do ndodhë se është dita e fundit të merkatos, nuk e di a do të kemi lëvizje surprizë apo jo.

Meritë e Vorës për mënyrën si na bëri presing, ishim përgatitur për disa dalje topi, në momentet e para të ndeshjes ia dolëm. Pastaj ndoshta nuk e lëvizëm topin aq shpejt sa duhej e kjo na sillte një situatë jo frike por pasigurie dhe i jepte mundësinë Vorës që me bllokun e saj të bënte presion me 5 deri në 6 lojtarë duke na detyruar të luanim me top të gjatë. Në disa momente mund t’ia dilnim, por nuk po furnizonim katrorin e mesfushës. Në nxitime të mëdha, në të tilla kushte, nëse ti shpenzon energji të kota, fillon pastaj të zgjatesh edhe si skuadër e nuk ke më mundësi jo të luash, por as të bësh tranzicion. E patë që në shumë situata ku humbëm topin, ekipi u bë shumë i gjatë.

Unë mendoj se duhet ti jap meritën që i takon Vorës. Nuk duhet të luanim me intensiteti e Vorës. Nuk e njohim këtë fushë, kemi kohë që luajë në bar natyral, e patë që mbrojtësit në shumë momente ishin me kohë vonesë, janë problematike që solli këtë vështirësi të madhe në ndërtim, Nuk besoj se është problematikë por mendoj se është interpretim jo i duhur i lojtarëve përkatës”, tha Dede për RTSH pas ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb