Shërbimi Palestinez i Mbrojtjes Civile njoftoi vdekjen e tetë personave, përfshirë katër fëmijë, në një sulm izraelit ndaj kampeve që strehonin persona të zhvendosur në Khan Younis.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan tre kamoe gjatë natës ku po qëndronin dhjetëra palestinezë të zhvendosur, duke vrarë “tetë persona, përfshirë katër fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç dhe dy gra”, tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Gaza .
Ushtria izraelite, e cila rifilloi operacionet e saj në Gaza më 18 mars pas një armëpushimi prej rreth dy muajsh, nuk ka komentuar për incidentin deri më tani.
Videoja e filmuar nga AFP tregon ekipet e shpëtimit, në errësirë, duke nxjerrë trupat me ambulanca, njëri në një qese plastike të bardhë, tjetri i mbuluar me një batanije, si dhe një foshnjë të plagosur.
Sipas Bassal, ushtria izraelite shkatërroi pesë shtëpi në pjesën lindore të qytetit të Gazës me eksplozivë dhe përdori artileri kundër një zone në Abbasa, në lindje të Khan Yunis, pa shkaktuar viktima.
(BalkanWeb)