Të paktën 2 pjesëtarë të talebanëve dhe 1 civil u vranë në një sulm të armatosur në qendrën e provincës Nangarhar në Jalalabad të Afganistanit lindor e cila është nën kontrollin e talebanëve.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, persona të armatosur kryen një sulm të armatosur kundër forcave talebane në rajonin Istgahi të Jalalabadit në zonën e Kabulit.

Njoftohet se 2 pjesëtarë të talebanë vedhe një civil u vranë në sulm ndërsa sulmuesit u larguan nga zona.

Talebanët, të cilët konfirmuan sulmin, nuk dhanë informacione në lidhje me viktimat.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Nga ana tjetër, organizata terroriste DEASH njoftoi se 2 elementë talebanë u plagosën në sulmin me mjet shpërthyes të punuar me dorë që ata kryen mbi një automjet që u përkiste talebanëve në rajonin Mazar Dere Nurkel.

Në sulmet me bombë të kryera nga organizata terroriste DEASH në Jalalabad, e njohur si kështjella në Afganistan, më 18-19 shtator humbën jetën 4 persona.

Zyrtarët talebanë deklaruan se DEASH nuk përbënte një kërcënim të madh për Afganistanin dhe se organizatat terroriste nuk do të lejoheshin të vepronin në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb