Katër persona janë plagosur nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore.

Një burrë, rreth të 60-tave, pësoi thyerje të brinjëve dhe kafshime në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui.

I plagosuri tjetër ishte një burrë rreth të 40-tave, i cili pësoi lëndime në krah në këtë plazh gjithashtu në mëngjes. Dy persona të tjerë u plagosën më vonë gjatë ditës, shkruan BBC. Fukui ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, thotë policia lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb