HOLANDE

Të paktën 1 person ka vdekur dhe disa të janë plagosur në qytetin Utrecht të Holandës si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:45 me oren lokale teksa një burrë ka hapur zjarr ndaj pasagjerëve në një tramvaj në sheshin 24 Oktoberplein.

Forca të shumta policie dhe ambulancash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke vendosur perimetër sigurie.

Mësohet se atentatori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se shërbimet e tramvajit në qytet janë anuluar të gjitha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si dhe faktit nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

Ngjarja vjen pak ditë pas masakrës në Zelandën e Re teksa një person vrau me armë në xhami 49 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: