Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një xhamie në provincën verilindore të Badakhshan në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se 30 persona u plagosën gjithashtu nga shpërthimi në Fayzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.

Më herët, mediat lokale në Afganistan raportuan 15 të vdekur në shpërthimin e njerëzve të mbledhur në xhami për të vajtuar vdekjen e një zyrtari taleban të vrarë së bashku me shoferin e tij në një shpërthim bombë në anë të rrugës një ditë më parë në provincë.

Mawlawi Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendësguvernator i Badakhshan, dhe shoferi i tij u vranë në një shpërthim në Faizabad të martën. Grupi terrorist Daesh/ISIS më vonë mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, grupi terrorist të premten gjithashtu mori përgjegjësinë për sulmin në xhami përmes faqes së tij të internetit propagandistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: