Në Spanjë vijojnë të insistojnë, Lautaro Martinez ka arritur prej kohësh akordin me Barcelonën, me blagranët që i kanë ofruar një kontratë ka nga ku sulmuesi argjentinas do të përfitoj 10 milion euro në sezon, një shifër shumë e lartë nga ajo që Martinez përfiton aktualisht tek Inter, 3 milion euro plus bonuse. E sigurt është se kjo tratative pritet të zgjas shumë pasi Inter nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtësisht nga Martinez.

Lautaro Martinez Barcelona
Lautaro Martinez Barcelona

Barcelona është e gatshme të shtoj edhe më shumë ofertën, duke kaluar klauzolën e largimit prej 111 milion euro. Barça mund ta dërgoj ofertën deri në 150 milion por këtë shifër kërkon ta kompensoj duke përfshirë në tratativë disa lojtarë, emrat e Semedo dhe Arthur mbeten në tavolinë. Në çdo rast, pavarësisht kush përfshihet në marrëveshje, shuma kesh nuk duhet të zbres poshtë 70-80 milion euro, ky është një kush i panegociueshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb