Një sulm me raketë në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, i janë marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Emergjencave. Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë. Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve.

Edhe një tjetër raketë goditit – pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe. Ende nuk ka konfirmim nëse diga është dëmtuar nga ky sulm. Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia.

Baku dhe Jerevani kanë pretenduar se kanë korrur fitore në luftimet në Nagorno Karabak, një territor që banohet me rreth 150,000 etnikë armenë. Luftimet nisën më 27 shtator. Ka frikë se ky konflikt ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, që po zgjat me dekada, mund të përfshijë edhe Turqinë dhe Rusinë. Nagrono Krabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është i banueshëm me shumicë etnike armene, që mbështeten nga Jerevani zyrtar.

Udhëheqësia de fakto e këtij rajoni, ka raportuar për 29 të vdekur më 16 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga luftimet të arrijë në 633. Qeveria e Azerbajxhanit nuk jep të dhëna për pjesëtarët e vrarë të ushtrisë, por para sulmeve me raketa në Ganja tha se 47 civilë janë vrarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: