Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se asgjë nuk justifikon sulmet e 7 tetorit nga Hamasi apo ndëshkimin kolektiv të palestinezëve nga Izraeli që erdhi më pas.

Në një postim në “X” ai u shpreh se është koha për një armëpushim humanitar në Gaza.

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e tmerrshme të Hamasit. Asgjë nuk e justifikon ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Është koha për një armëpushim humanitar, një angazhim nga Izraeli për akses të papenguar për mallrat humanitare në të gjithë Gazën dhe lirimin e të gjithë pengjeve” shkruan ai në X.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: