MALI I ZI

Vajzat e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapić kanë vendosur të largohet nga Beogradi pasi ndihen të pasigurta. Dy bijat e politikanit pro serb thonë se janë sulmuar nga tabloidet e politikanët dhe kanë përfunduar të zhgënjyera se si po largoheshin nga vendi e qyteti i tyre.

Babai i tyre, kryeministri Krivokapic ka pasur kohët e fundit përplasje me kupolën politike të Serbisë dhe mediat nuk kanë ngurruar ta sulmojnë duke e cilësuar edhe si ‘tradhëtar’.

Jelena dhe Milena Krivokapić pas studimeve në Beograd, ndërtuan një biznes në kryeqytetin serb, por tashmë duhet të lënë qytetin ku u formuan për shkak të profesionit të të atit. Ato mund të kthehen në Podgoricë ose në ndonjë qytet tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb