BRITANI-Pas sulmeve terroriste të kryera në Europë, në rrugët e Londrës do të shikohen më shumë forca policore duke nisur nga sot e tutje.

Kështu njoftoi Komisioneri i Policisë Metropolitane, Sir Bernard Hogan-Howe dhe Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan. Sipas tyre qëllimi eshte për të siguruar publikun dhe penguar terroristet. Ne kete menyre numri i forcave policore ne rruget e Londres do te shkoje ne 2 800. Reagimi vjen pas sulmit me te fundit terrorist ne Nise te Frances ku nje person shtypi turmat me makine dhe me pas hapi zjarr ndaj tyre duke lene te vdekur 84 persona.

“Nuk kemi asnjë informacion se parashikohet ndonjë sulm terrorist, por duke pasur parasysh ngjarjet e ndryshme në Europë erdhëm ne kete përfundim” deklaroi komisioneri i policisë, Metropolitane ne Londër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: