Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se rasti i imunitetit të Belinda Ballukut për të cilin Parlametni votoi për të mos e hequr, ka penguar procesin e integrimit të vendit në BE.
Tabaku preku edhe rastin e një dite më parë ku Tatimet goditën arbitrarisht “Prestige Resort”, ku deputetja deklaroi se shkak është fakti se News24 transmeton protestën qytetare antiqeveritare.
“Integrimi është proces i gjatë dhe njerëzor, ndryshimi dhe përfituesit duhet të jenë shqiptarët. Qeveria e ka mbajtur në hije sepse do të fshehë diferencën e madhe mes integrimit në letër dhe atij në të vërtetë.
Janë vetëm 3 kapituj të mbyllur dhe duhet të kishte ndodhur që në muajin tetor 2025.
Mali i Zi me 20 vite shtet ka mbyllur 17 kapituj.
Një nga treguesit e arsimit është PISA, Shqipëria ka një rënie në të treja kategoritë dhe është pamja e një brezi që po humb mundësinë për të konkurruar me bashkëmoshatarët. Ky është dështimi i qeverisë.
Qeveria shqiptare ka kërkuar periudha të ndërmjetme sepse jemi vite drite larg.
Integrimi është barazi para ligjit, konkurrueshmëri, marrëdhënie me qytetarin.
Raporti për vitin 2026 nuk njeh asnjë avancim përveç vetingut, përdor një gjuhë kritike.
Pengimi për heqjen e imunitetit ngriti probleme serioze për barazinë para ligjit dhe ndarjen e pushteteve dhe një protestues arrestohet se mban një vezë në dorë e në xhep. Për qytetarin ligji është brutal, për politikanin është elastik.
Belinda Balluku është shembulli se ky Kuvend e ka mbrojtur dhe sot është pengesë për integrimin.
Komisionet hetimore janë rrëzuar, projektligjet dorëzohen në minutë të fundit pa konsutim.
A është qeveri Evropiane ajo e cila i çon medias Drejtorinë e Tatimeve vetëm pse televizioni News24 mbron protestës dhe pse televizioni mbron protestën. A është kjo qeveri evropiane? Ky është modeli që duhet të lexojmë pas raportit.
