Erjon Kanxheri, avokat i shoqërisë Erioni shpk, e ka quajtur aksionin e sotëm nga IKMT në Prestige Resort, nul.

Ai ka shpjeguar se shkelja ligjore nga ana e institucioneve është shumë herë më e rëndë në rastin e sotëm, se sa në sulmin e parë të ndërmarrë në gusht, me shembjen e dy pishinave dhe pjesës ballore të resortit.

Avokati sqaroi se edhe pse në shkelje të ligjit, herën e parë punonjësit kishin një dokument mbi vendimin e shkeljes, gjë që ditën e sotme mungonte.

“Nuk na është dorëzuar asnjë njoftim e dokument edhe pse që në 8 të mëngjesit e kemi kërkuar.

Çdo punonjës duhet të paraqesë një identifikim dhe autorizim.
Punonjësit e IKMT kanë nxjerrë njerëzit jashtë dhe u është kërkuar të vënë në dispozicion një shkresë për procedurën që po kryenin. Gjë që s’ka ndodhur. Një rekord mbi paligjshmërinë sepse nëse në gusht kishte dy letra, sot nuk kishin asnjë.

Ligji specifikon që inspektoiriati të bëjë verifikime në terren dhe i lihet 10 ditë kohë kryeinspektorit për vendimet dhe palës së interesuar për animet. Procesverbalet e gushtit edhe pse të paligjshme kanë pasur afatin 10 ditor. Sot nuk ka as procesverbal asgjë. Në rastin e parë IKMT ka inspektuar tërë kompleksin dhe ka pretenduar se vetëm 3 objekte, 2 pishina e shëtitorja kishin probleme. Tani huhet e kundërta.
Nuk ka procesverbal konstatimi fare. Në rastin konkret nuk ka konstatim, është kapërcyer hapi i parë dhe vendimi dhe është kaluar në prishje arbitrare. Kur erdhën herën e parë për prishjen, vendimin e kanë pasur me vete në 8 të mëngjesit, me vete. Për ta dokumentuar këtë fakt ka sjellë një foto ku duket një inspektor që ka një vendim në dorë dhe as është dërguar me postë dhe nuk na u la 10 ditëshi i afatit. Në rastin e sotëm nuk kanë bërë as këtë”, ka shpjeguar ai.

Avokati ka shpjeguar edhe hapat ligjore që janë marrë për të ankimuar ansionin dhe pasojat që l indin prej tij.

“IKMT po kryen një veprim të paligjshëm. Në orën 9 e pak kur është çelur sekretaria kemi marrë masë për sigurimin e padisë pra kemi kërkuar që gjykata të ndalojë prishjen. Gjykata duhet ta kishte shqyrtuar që sot, por nga Sekretaria nuk kemi marrë një informacion që shorti është hedhur sot, mund të hidhet nesër.
Nesër mund të jetë votë sepse aty është bërë gati ço gjë për vendosjen e eksplozivit.

Dua të jem i qartë, ligji nuk lë hapësira për interpretim. Në procedurë ka shkelje masive, çdo vendim i IKMT është nul. Por ka 2 elementë për lejen e ndërtimit, që IKMT pretendon se nuk ekziston. Ne kemi leje ndërtime. Nëse pretendohet se ka kushtëzime në leje IKMT duhet të vlerësojë se cilat janë kushtëzimet. Leja ka parashikuar të dhënat teknike, projekti i miratuar është në fazën e projekt zbatimit, pra nga ana teknike është i gatshëm për tu zbatuar dhe nuk ka asnjë teknicitet tjetër për tu plotësuar. Leja zbardhej në atë kohë nga Sekreatariati që e ka zbardhur dhe na është vënë në dispozicion për ta zbatuar. Leja është leje zbatimi, nuk është studim apo leje zhvillimi. Kishim detyrim brenda 60 ditësh të nisnim ndërtimin që e kem i bërë”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: