Presidenti në detyrë i SHBA dhe Sekretari amerikan i Shtetit kanë akuzuar dy superfuqi botërore për sulmet masive kibernetike të zbuluar kohët e fundit nga qeverisë amerikane.

Pompeo është i sigurt se pas sulmeve qëndron Rusia. “Ne mund të themi shumë qartë se ishin rusët ata që u morën me këtë aktivitet,”-deklaroi ai.

Nga ana tjetër Trump ka dyshime se pas gjithë kësaj mund të fshihet Kina.

Deklaratat e Presidentit dhe Sekretarit janë kontradiktore, por gjithsesi Trump u thellua pasi theksoi se kur ndodh diça mediat drejtojnë gishtin nga Rusia, por mund të jetë Kina.

“Sulmi kibernetik është shumë më i madh në Fake News Media sesa në të vërtetë. Unë kam qenë i informuar plotësisht dhe gjithçka është nën kontroll. Rusia, Rusia, Rusia është kënga prioritare kur gjithçka ndodh sepse Lamestream është, për arsye kryesisht financiare, i ngurtësuar e … duke diskutuar mundësinë që mund të jetë Kina (mund të jetë!) “, shkroi Trump në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb