Todd Blanche, prokurori i përgjithshëm në detyrë i SHBA-së,  ka folur në lidhje me të dyshuarin për të shtënat e mbrëmshme në Uashington.

Ai i tha NBC News se i dyshuari ka të ngjarë të ketë pasur në shënjestër zyrtarë të administratës Trump.

“Me sa duket, ai, në fakt, kishte për qëllim të shënjestronte njerëzit që punojnë në administratë, me shumë mundësi përfshirë presidentin”, tha ai.

Blanche u shpreh se nuk beson që i dyshuari po bashkëpunon me hetimin.

Ai theksoi se akuzat kundër tij do të përfshijnë sulmin ndaj një oficeri federal, qitje me armë zjarri dhe përpjekje për të vrarë një oficer federal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb