Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar sërish për sulmin e ndodhur në Poloni. Fillimisht u raportua se sulmi me dy viktima u shkaktua nga raketat ruse.

Ndërkohë në një reagim të tij, Erdogan thotë se situata duhet të hetohet dhe të qartësohet , duke beuar se Moska nuk ka të bëjë aspak me raketën dhe sulmin.

“Rusia ka njoftuar se nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin dhe presidentin amerikan Joe Biden thotë se raketat nuk janë të prodhuara nga Rusia . Kjo tregon se Rusia nuk ka asnjë lidhje me raketën”, ka deklaruar Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb