Tashmë gjithçka e konfirmuar.

Rusia akuzon Ukrainën për sulmin në depon e naftës në qytetin e Belegorod. Guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov ka thënë në një mesazh në Telegram, se ka pasur një zjarr në depon e naftës të shkaktuar nga një sulm ajror, të kryer nga dy helikopterë të ushtrisë ukrainase.

“Ka pasur një zjarr në depon e naftës për shkak të një sulmi ajror të kryer nga dy helikopterë të ushtrisë ukrainase, ata hynë në territorin rus duke fluturuar në lartësi të ulët. Fatmirësisht, askush nuk u vra”, tha zyrtari rus.

Mediat kanë publikuar ndërkohë edhe pamjet e këtij sulmi, që pretendohet se është i pari në territorin rus që prej Luftës së II Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: