TUNIZI- Të paktën 9 persona janë arrestuar si të dyshuar në sulmin me armë në muzeun ‘Bardo’ ku humbën jetën 23 persona, duke përfshirë 20 turistë të huaj.

Sipas autoriteteve, 4 nga personat e arrestuar ishin të lidhur direkt me sulmin, ndërsa 5 të tjerët kishin lidhje me celulën terroriste.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit nëpërmjet një mesazhi audio në Twitter, duke falënderuar sipas tyre dy ‘kalorës të kalifatit’ për sulmin.

Identiteti apo kombësia e të ndaluarve nuk bëhet publike, ndërsa është rritur niveli i sigurisë në vend.

Pas sulmit me armë në Muzeun ‘Bardo’, presidenti i Tunizisë është zotuar se do të luftojë pa mëshirë terrorizmin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: