Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka bërë autokritikë për incidentin e ndodhur mbrëmë në ndeshjen kundër Australisë për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Vendi arab nuk respektoi heshtjen 1 minutëshe para takimit në nder të viktimave të sulmit terrorist në urën e Londrës. Kjo bëri që në drejtim të tyre të vërshojnë një lum komentesh negative dhe kritika të rënda.
adelaide
Zyrtarët arab e kishin bërë të ditur më herët vendimin e tyre Federatës së Australisë me arsyetimin se kjo nuk ishte pjesë e kulturës së vendit që përfaqsëojnë. Pavarësisht kësaj, kjo nuk i ka penguar për të kërkuan ndjesë me anë të një letre, raporton “The Sun”.

“Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ndjehet thellësisht e keqardhur dhe shpreh ndjesën e pakufizuar për çdo ofendim të shkaktuar nga disa anëtarë të përfaqësueses së Mbretërisë së Arabisë Saudite në futboll, nga dështimi për të respektuar homazhin e 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Londër, përpara fillimit të ndeshjes ndaj Australisë, e vlefshme për Kualifikueset në Kupën e Botës”, citonte letra.
nintchdbpict000329993005
“Futbollistët nuk kishin për qëllim të tregonin mungesë respekti ndaj kujtimit të viktimave, apo që të mërzitnin familjet e tyre, dhe miqtë, apo çdo individ të prekur nga ai sulm. Federata e Futbollit të Arabisë Saudite dënon çdo akt terrorizmi dhe ekstremizimi dhe shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe qeverisë dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar”, përfundoi letra publike e Federatës Arabe të Futbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb