NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kokërr domate të madhe
600 ml ujë
1 karrotë të vogël
30 gr gjalpë
4 ½ lgj trahana
½ tufë majdanoz
2 kokrra vezë
Kripë, piper i zi
2 lgj djath
Përgatitja
Pastrojmë domaten dhe qërojme lëkuren e saj, e presim atë në katërsh dhe vendosim për të zjerë lëngun e mishit ose lëngun e perimeve ose thjesht ujë. Qërojmë karrotën dhe e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim për të zjerë së bashku me domaten.

Pasi të kalojnë 10 minuta, domaten e largojmë dhe e kalojmë në blender dhe e shtojmë përsëri në tenxhere, shtojmë kripë, piper dhe gjalpë dhe më pas shtojmë majdanozin e grirë dhe trahananë të cilën mund ta vendosim 30 minuta më parë të zbutet me pak ujë të ftohtë. Kur trahanaja të ketë vluar në tenxhere 5-8 minuta shtojmë vezët syze të ziejnë 3-4 minuta me kapak. Më pas e servirim supën të ngrohtë duke e spërkatur me pak djath parmixhano ose djath të bardhë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: