Avokati Spartak Ngjela i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka folur lidhur me supergrabitjen e kryer nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, në banesën e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi, dhe në banesa të tjera ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Sipas avokatit, fakti që Klosi ka bërë denoncim, të bën të mendosh që ajo e ka justifikimin për paratë që i janë grabitur, ndërsa personat e tjerë të cilëve u janë vjedhur shumat e majme, i takon dy grabitësve të nxjerrin emrat.

“Fakti është që ka bërë denoncim për vjedhje një punonjëse shtetërore dhe tha më kanë vjedh 120 mijë euro, fakti që ka bërë denoncim kam përshtypjen që i ka të dokumentuara burimine parave.

Njeri normal që ka vjedhur nuk bën denoncim. Ajo e ka justifikimin mendoj unë. Hajduti është kapur, duhet të tregojnë hajdutët ku i kanë vjedhur, kjo doli.

Pra kjo ka mbrojtje, të shohim pastaj mbase dhe nuk e provon pafajësinë. Emrat e tjerë t’i zbulojnë hajdutët se ata e dinë se ku i kanë marrë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb