SARANDE- Superjahti i miliarderit rus Andrey Melnichenko në këto të ngrohta shtatori, është ankoruar në Sarandë, por nuk dihet nëse brenda mjetit lundrues është biznesmeni rus.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve, të cilët po shijojnë këto ditë të ngrohta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se superjahti “Sailing Yacht A” u ankorua në brigjet shqiptare gjatë muajit korrik, dhe ngjarja bëri jo pak bujë në media.

Me sa duket, miliarderi rus ka zgjedhur të rikthehet në brigjet shqiptare, ndërkohë që “BalkanWeb” ka siguruar pamjet e superjahtit teksa ankorohet në portin e Sarandës.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb